QENDRA E STUDIMEVE DHE PUBLIKIMEVE PËR ARBËRESHËT
organizon
KONFERENCËN SHKENCORE MBARËKOMBËTARE
KONTRIBUTI I PROF. DR. ISAK SHEMËS NË LËMIN E STUDIMEVE
ALBANOLOGJIKE, ARBËRESHE DHE ARBËNESHE
Konferenca shkencore do të zhvillojë punimet më 10 nëntor 2025 në Tiranë, në Akademinë
e Shkencave të Shqipërisë, salla “Aleks Buda”, ora 10:00.
Programi
·Fjala e hapjes – Prof.as. Diana Kastrati – Drejtor Ekzekutiv-Qendra e Studimeve dhe Publikimeve
për Arbëreshët QSPA, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ)
· Fjalë përshëndetëse – Akademik Stefan Çapaliku – Akademia e Shkencave e Shqipërisë
· Fjalë përshëndetëse – Z. Skënder Durmishi – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri
Interval muzikor
“Eja Vashë“, kompozuar nga Lola Gjoka,
Soprano – Kejsi Haxhija, shoqëron në piano – Gloria Katia.
Seanca e parë
(10.00 – 12.00)
Drejtues: Agim Vinca, Rami Memushaj, Vebi Bexheti
- Agim Vinca (Prishtinë): Portreti i prof. Isak Shemës
- Bashkim Kuçuku (Tiranë): Prof. Isak Shema, hulumtues, studiues letrar dhe bibliograf i letërsisë shqipe
- Vebi Bexheti (Tetovë): Kontributi i prof. Isak Shemës në zbardhjen e dokumenteve për mësimin e shqipes në shkollat e arbëneshëve të Zarës
- Hysen Matoshi (Prishtinë): Identiteti letrar shqiptar në kundrimet e prof. Isak Shemës
- Emil Lafe (Tiranë): Shqetësimet gjuhësore të prof. Isak Shemës
- Begzad Baliu (Prishtinë): Studimet dhe publikimet arbëreshe-arbëneshe të prof. Isak Shemës
- Klara Kodra (Tiranë): De Rada në këndvështrimin e prof. Isak Shemës
- Valter Memisha (Tiranë): Kërkime në leksikun e arbëneshëve, sipas veprave të prof. Isak Shemës
- Sadik Bejko (Tiranë): Prof. Isak Shema: Ismail Kadare fitues i Çmimit “The Man Bokoker International Prize”, Edinburg 2005
- Rami Memushaj (Tiranë): Ndihmesa të prof. Isak Shemës në studimin e të folmeve dhe të letërsisë arbëreshe dhe arbëneshe
- Kastriot Gjika (Tiranë): Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shek. XX në optikën e studiuesit Isak Shema
- Ornela Radovicka (Itali): Studimet e prof. Isak Shemës për letërsinë arbëreshe
- Sali Bashota (Prishtinë): Kontributi i Isak Shemës në studimet letrare shqipe
- Arsim Ademi (Prishtinë): Veprimtaria arsimore dhe shkencore e prof. Isak Shemës
- Fatos Kryeziu (Graz, Austri): Veprimtaria shkencore albanologjike e prof. Isak Shemës në Institutin Albanologjik të Graz-it
- Myrvete Dreshaj-Baliu (Prishtinë): Veçori të studimeve letrare të prof. Isak Shemës
Pushim kafeje
(12.00 – 12.15)
Seanca e dytë
(12.15 -14.15)
Drejtues: Bashkim Kuçuku, Begzad Baliu, Vilma Proko
- Vilma Proko (Tiranë): Çështje të leksikut arbënesh te vepra “Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës” të prof. Isak Shemës
- Murat Ajvazi (Baden, Zvicër): Studimet e prof. Isak Shemës për jetën dhe veprën e Faik Konicës sipas dokumenteve të gjetura prej tij në Arkivin Mbretëror të Brukselit (1897 – 1902)
- Ilir Yzeiri (Tiranë): Ndihmesa e prof. Isak Shemës në kulturën shqiptare
- Xhafer Cakolli (Prishtinë): Profili i akademik Idriz Ajetit në veprën e prof. Isak Shemës
- Sarë Gjergji (Gjilan): Vlerësimet shkencore për veprën dhe kontributin e prof. Isak Shemës në studimet letrare shqiptare
- Besa Shema-Luzha (Prishtinë): Kontributi i prof. Isak Shemës në aspektin e edukimit për letërsinë, artin dhe kulturën për ne, fëmijët e tij
- Gladiola Elezi (Vlorë) : Trajtesa gjuhësore në korpusin shumë të gjerë shkencor të studiuesit Isak Shema (Vëzhgim rreth studimeve të arbëreshëve të Italisë)
- Miftar Kurti (Prishtinë): Vlerësime kritike të Latif Berishës për studimet letrare të Isak Shemës
- Gani Pllana (Prishtinë): Çështje të zhvillimit të terminologjisë së letërsisë në studimet letrare të prof. Isak Shemës
- Vesel Lekaj (Prishtinë): Kontributi i prof. Isak Shemës për mësimin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Arbënesh të Zarës
- But Jaku (Zarë-Kroaci): Përkthimi i veprave të prof. Isak Shemës në gjuhën kroate
- Sabit Jaha (Prishtinë): Botimet e prof. Isak Shemës në lëmin e bibliografisë së letërsisë shqipe
- Xhemaledin Salihu (Preshevë): Kontributi i prof. Isak Shemës në veprimtari shkencore të Luginës së Preshevës
Diskutime
Mbyllja e punimeve të Konferencës
Komisioni shkencor organizues:
Diana Kastrati
Vilma Proko
Begzad Baliu
Besa Luzha-Shema
**Shënim. Koha në dispozicion e kumtuesve është 7 minut