QENDRA E STUDIMEVE DHE PUBLIKIMEVE PËR ARBËRESHËT
organizon
KONFERENCËN SHKENCORE MBARËKOMBËTARE

KONTRIBUTI I PROF. DR. ISAK SHEMËS NË LËMIN E STUDIMEVE
ALBANOLOGJIKE, ARBËRESHE DHE ARBËNESHE

Konferenca shkencore do të zhvillojë punimet më 10 nëntor 2025 në Tiranë, në Akademinë
e Shkencave të Shqipërisë, salla “Aleks Buda”, ora 10:00.

Programi
·Fjala e hapjes – Prof.as. Diana Kastrati – Drejtor Ekzekutiv-Qendra e Studimeve dhe Publikimeve
për Arbëreshët QSPA, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ)

· Fjalë përshëndetëse – Akademik Stefan Çapaliku – Akademia e Shkencave e Shqipërisë
· Fjalë përshëndetëse – Z. Skënder Durmishi – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri

Interval muzikor
“Eja Vashë“, kompozuar nga Lola Gjoka,
Soprano – Kejsi Haxhija, shoqëron në piano – Gloria Katia.

Seanca e parë

(10.00 – 12.00)
Drejtues: Agim Vinca, Rami Memushaj, Vebi Bexheti

  • Agim Vinca (Prishtinë): Portreti i prof. Isak Shemës
  • Bashkim Kuçuku (Tiranë): Prof. Isak Shema, hulumtues, studiues letrar dhe bibliograf i letërsisë shqipe
  • Vebi Bexheti (Tetovë): Kontributi i prof. Isak Shemës në zbardhjen e dokumenteve për mësimin e shqipes në shkollat e arbëneshëve të Zarës
  • Hysen Matoshi (Prishtinë): Identiteti letrar shqiptar në kundrimet e prof. Isak Shemës
  • Emil Lafe (Tiranë): Shqetësimet gjuhësore të prof. Isak Shemës
  • Begzad Baliu (Prishtinë): Studimet dhe publikimet arbëreshe-arbëneshe të prof. Isak Shemës
  • Klara Kodra (Tiranë): De Rada në këndvështrimin e prof. Isak Shemës
  • Valter Memisha (Tiranë): Kërkime në leksikun e arbëneshëve, sipas veprave të prof. Isak Shemës
  • Sadik Bejko (Tiranë): Prof. Isak Shema: Ismail Kadare fitues i Çmimit “The Man Bokoker International Prize”, Edinburg 2005
  • Rami Memushaj (Tiranë): Ndihmesa të prof. Isak Shemës në studimin e të folmeve dhe të letërsisë arbëreshe dhe arbëneshe
  • Kastriot Gjika (Tiranë): Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shek. XX në optikën e studiuesit Isak Shema
  • Ornela Radovicka (Itali): Studimet e prof. Isak Shemës për letërsinë arbëreshe
  • Sali Bashota (Prishtinë): Kontributi i Isak Shemës në studimet letrare shqipe
  • Arsim Ademi (Prishtinë): Veprimtaria arsimore dhe shkencore e prof. Isak Shemës
  • Fatos Kryeziu (Graz, Austri): Veprimtaria shkencore albanologjike e prof. Isak Shemës në Institutin Albanologjik të Graz-it
  • Myrvete Dreshaj-Baliu (Prishtinë): Veçori të studimeve letrare të prof. Isak Shemës

Pushim kafeje
(12.00 – 12.15)

Seanca e dytë
(12.15 -14.15)

Drejtues: Bashkim Kuçuku, Begzad Baliu, Vilma Proko

  • Vilma Proko (Tiranë): Çështje të leksikut arbënesh te vepra “Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës” të prof. Isak Shemës
  • Murat Ajvazi (Baden, Zvicër): Studimet e prof. Isak Shemës për jetën dhe veprën e Faik Konicës sipas dokumenteve të gjetura prej tij në Arkivin Mbretëror të Brukselit (1897 – 1902)
  • Ilir Yzeiri (Tiranë): Ndihmesa e prof. Isak Shemës në kulturën shqiptare
  • Xhafer Cakolli (Prishtinë): Profili i akademik Idriz Ajetit në veprën e prof. Isak Shemës
  • Sarë Gjergji (Gjilan): Vlerësimet shkencore për veprën dhe kontributin e prof. Isak Shemës në studimet letrare shqiptare
  • Besa Shema-Luzha (Prishtinë): Kontributi i prof. Isak Shemës në aspektin e edukimit për letërsinë, artin dhe kulturën për ne, fëmijët e tij
  • Gladiola Elezi (Vlorë) : Trajtesa gjuhësore në korpusin shumë të gjerë shkencor të studiuesit Isak Shema (Vëzhgim rreth studimeve të arbëreshëve të Italisë)
  • Miftar Kurti (Prishtinë): Vlerësime kritike të Latif Berishës për studimet letrare të Isak Shemës
  • Gani Pllana (Prishtinë): Çështje të zhvillimit të terminologjisë së letërsisë në studimet letrare të prof. Isak Shemës
  • Vesel Lekaj (Prishtinë): Kontributi i prof. Isak Shemës për mësimin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Arbënesh të Zarës
  • But Jaku (Zarë-Kroaci): Përkthimi i veprave të prof. Isak Shemës në gjuhën kroate
  • Sabit Jaha (Prishtinë): Botimet e prof. Isak Shemës në lëmin e bibliografisë së letërsisë shqipe
  • Xhemaledin Salihu (Preshevë): Kontributi i prof. Isak Shemës në veprimtari shkencore të Luginës së Preshevës

Diskutime
Mbyllja e punimeve të Konferencës

Komisioni shkencor organizues:
Diana Kastrati
Vilma Proko
Begzad Baliu
Besa Luzha-Shema

**Shënim. Koha në dispozicion e kumtuesve është 7 minut